Votuesit moldavë duket se e kanë mbështetur vendin e Evropës Lindore që të ndryshojë kushtetutën e tij dhe të angazhohet për t'u bashkuar me BE.
Të dhënat zyrtare tregojnë se “po” kanë votuar 50.31% dhe “jo” 49.69%, me mbi 99% të votave të numëruara.
Mediat moldave thanë se shumë nga votat që ende nuk janë numëruar janë hedhur jashtë vendit dhe ka të ngjarë të anojnë drejt “Po”-së, pasi diaspora moldave është gjerësisht në favor të lidhjeve më të ngushta me BE-në.
Maia Sandu, presidentja në detyrë pro BE-së, më herët denoncoi rezultatin e ngushtë si produkt i ndërhyrjes së huaj në politikën moldave. Ajo tha se ishte një "sulm i paprecedentë ndaj demokracisë", duke iu referuar akuzave të përhapura se Rusia i paguante njerëzit për të votuar në një mënyrë të caktuar, të cilën Moska e mohon.



