
Pesë të infektuar dhe një 1 vdekur nga ethet hemoragjike janë shënuar gjatë kësaj periudhe në vendin tonë, ndërsa zonat ku aktualisht ka vatër të sëmundjes janë Erseka, Peshkopia dhe Kukësi.
Sipas shefes së shërbimit të Infektivit në QSUT, Dr. Najada Çomo, situata nuk është alarmante, por megjithatë duhet kujdes.



