Skandali seksual i ministrit me sekretaren në Britani, reagon ashpër May

Skandali seksual i ministrit me sekretaren në Britani, reagon ashpër May

Pas publikimit të skandalit seksual kundër Mark Garnier, Ministër për Tregtinë Ndërkombëtare, i cili mësohet se i ka kërkuar sekretares së tij Caroline Edmondson të blinte dy vibratorë, sot ka reaguar dhe kryeministrja Theresa May, e cila tha se çdo akuzë për abuzim seksual duhet të shkojë në parlament dhe të vijohet me një proces të pavarur.

Kryeministrja tha se ishte e shqetësuar nga raportet e kohëve të fundit në lidhje me ngacmimet dhe abuzimet e pretenduara në Westminster.

Ajo dhe drejtuesit e tjerë të qeverisë dhe drejtuesit e partisë duhet të mblidhen në një takim për të rënë dakord për një procedurë të re ankimimi.

Po ashtu sipas mediave vendase duhet që të përfshihen dhe sindikatat, për të zbardhur këtë rast të skandalit seksual. Qeveria tashmë ka premtuar dhe një përgjigje për akuzat e fundit të cilat kanë përfshirë pretendime për mungesë mbështetjeje për ata që ankohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy