Samiti/ Allmuça: BE nuk do japë asnjë fond nëse reformat nuk realizohen

Samiti/ Allmuça: BE nuk do japë asnjë fond nëse reformat nuk realizohen

6 miliardë euro është fondi që BE ka planifikuar për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027, me qëllim rritjen ekonomike të vendeve të rajonit. Gazetarja Oliverda Allmuça duke folur në “MCN Economy” mbi dy samitet e mbajtura së fundmi në Tiranë, vuri në dukje se ekziston mundësia që BE të mos i akordojë fondet nëse reformat nuk realizohen. 

Dy samitet pavarësisht se ishin njëri pas tjetrit ishin për dy gjëra të ndryshme. Samiti mbi Ukrainën, pavarësisht se i ka shërbyer Tiranës, i dha zë, ndërkohë që Samiti për Rritjen Ekonomike dhe Konvergjencën, kishte një rëndësi më të madhe, pasi vendet e Ballkanit Perëndimdor u bënë bashkë për hapat që do sjellë e ardhmja. Ka pasur disa momente kyçe. Është ndjerë mungesa e Kosovës. Kryeministri Kurti mungoi për shkak të axhendën e tij. Kemi pasur dy kryeministra shqiptar në tavolinë, Xhaferri dhe Rama. Mënyra se si do bëhet shpërndarja e fondeve, është aspekti kryesor që duhet të kuptohet për të thithur këto fonde. 4 miliardë do jepen në kredi afatgjata, do duhet që të plotësojmë disa kushte, BE i konsideron si kredi koncesionare. BE ka një klauzolë që nëse nuk i përmbushim objektivat e vendosura për reformat themelore, një pjesë e fondit do tërhiqet mbrapsht dhe u shkon vendeve të tjera të rajonit. Ka disa ngërçe në mënyrën si do bëhet kjo shpërndarje fondesh. Do ketë problematika në mënyrën si do thithen këto fonde, grante, dhe ekziston mundësia që fondet të anulohen dhe të tërhiqen mbrapsht. A do ta kemi ne vullnetin për t’i zbatuar këto reforma?! Po flasim për një “tortë” të planit të rritjes, por shanset janë që të mos ekzistojë fare, nëse nuk do ta kemi kapacitetin dhe dëshirën për t’i thithur këto fonde”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy