
Korrigjohet reforma në drejtësi.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar këtë të hënë ndryshimin e neneve që kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit dhe organeve të qeverisjes në drejtësi.
Ndryshimet e bëra i hapin rrugë ndëshkimit disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe emërimit të magjistratëve të rinj.



