
Bordi i Transparencës i mbledhur ditën e sotme, vendosi çmimet e reja me të cilat do të tregtohet benzina, nafta dhe gazi.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Sqarohet se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 pasdite dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Ndër të tjera paralajmërohet se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit dhe se ecuria e mëtejshme do të jetë në varësi të ecurisë së bursave.



