Pas rrëzimit të avionit në perëndim të Rusisë presidenti Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën se luan me jetën e të burgosurve ukrainas.
Zelensky kërkoi një hetim ndërkombëtar pas rrëzimit të avionit në rajonin Belgorod pranë kufirit ne Ukrainën.
Rusia tha se nuk kishte të mbijetuar pasi Kievi kishte rrëzuar aeroplanin Il-76 me 65 robër lufte ukrainas, gjashtë pjesëtarë ekuipazhi dhe tre shoqërues.
Presidenti Zelensky tha se ishte e qartë se rusët po luajnë me jetët e të burgosurve ukrainas, me ndjenjat e të afërmve të tyre dhe me emocionet e shoqërisë ukrainase.



