Politologu Alban Daci tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se Shqipëria ka nevojë për agjenci që organizojnë udhëtime me paketa.

Sipas Dacit, të huajt nuk kërkojnë luks në Shqipëri.
Shqipëria ka nevojë për agjenci që bëjnë organizime dhe udhëtime me një paketë dhe turisti nuk ka nevojë as të ketë portofolin dhe as të mos ketë para në portofol. Kjo i mungon Shqipërisë. Duhet ta gjesh vetë restorantin, çadrën.
Ne nuk kemi kaluar akoma në një turizëm profesional dhe kjo vihet re dhe në formimin e personelit.
Të huajt nuk kërkojnë luks në Shqipëri, pasi luksin e kanë në vendet e tyre.



