Inceneratori Tiranës/ Tomorri: Pse Blerim Hoxha do padisë Ahmetajn?

Inceneratori Tiranës/ Tomorri: Pse Blerim Hoxha do padisë Ahmetajn?

Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN shpjegoi pse biznesmeni Blerim Hoxha do bëjë padi ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas deklaratës së këtij të fundit se biznesmeni ka 40% të aksioneve në inceneratorin e Tiranës.

Në maj të 2022 ka ndodhur një ndryshim aksionerësh në Geo Genix që është pronarja që ka koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Kjo që ka koncesionin quhet Integrated Energy dhe zotërohet nga Geo Genix që është në Hollandë.

Për një vit rresht ky ndryshim nuk është njoftuar askund, në prill të vitit të kaluar papritmas mbiu në QKB dhe u pa që kishin ndryshuar aksionerët e kompanisë në Hollandë dhe rrjedhimisht dhe të kompanisë në Tiranë.

40% i kishte një kompani e regjistruar në Zvicër me emrin Ikare Energy. Kjo kompani në Zvicër kishte një filial edhe në Shqipëri që quhet Ikare Energy. Sot kjo kompani thotë nuk jemi në pronarët, sepse ne në 2022 na kanë ofruar italianët një marrëveshje nëse do të gjenim paratë dhe kur nuk i gjetëm në nëntor të vitit të kaluar dolëm nga marrëveshja. Tani Blerim Hoxha thotë do denoncoj Arben Ahmetajn sepse më ka përmendur emrin kur nuk jam i përfshirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy