Gjin Marku, kryetar i Pajtimit te gjaqeve në një MCN Informacion duke folur për familjet e ngujuara në Shqipëri u shpreh se aktualisht numërohen 283 familje në të gjithë vendin, ndërsa u shpreh se 79 janë vetëm gra.
Ai tha se numri më i lartë i këtyre familjeve që jetojnë me frikë qëndrojnë në rrethinat e Tiranës dhe Durrës, ndërsa theksoi se kanuni nuk zbatohet prandaj dhe ndodhin raste të tilla sepse gratë dhe fëmijët nuk kanë pse të ngujohen.
Sipas tij është puna më e vështirë ti kërkosh një familjeje që të fali gjakun, ndërsa theksoi se në Shqipëri nuk ka asnjë ndryshim mes ngujimit të hakmarrjes dhe asaj të gjakmarrjes.
283 familje të ngujuara në të gjithë vendin, 79 janë vetëm gra që rrinë me kujdes për shkak të rrezikut të lartë sepse konfliktet tashmë kanë marrë përmasa tragjike nga mënyra se si njerëzit kërkojnë të hakmerren, më shumë është një gjakmarrje barbare dhe mizore sesa sipas rregullit që ka një familje e rënë në hasmëri prandaj është në gjithë vendin, jo vetëm në Lezhë.
Në Lezhë ka pasur raste nga 17 të zbresë në 11, por rregullisht na ka shkuar deri në 20 numri i familjeve të ngujuara. Më shumë janë rrethinat e Tiranës dhe Durrësit që ka familje të ngujuara, kemi në fshatra të Tiranës shumë familje të ngujuara që përveç meje apo ndonjë misionari tjetër nuk e di se ku qëndrojnë.
Shkollimi i fëmijëve të ngujuar ka funksionuar part-time me mësues privat, përgjithësisht në këto raste shkojnë në shkollë më shumë pa treguar se janë në gjak, shkojnë fëmijët në shkollë por nuk tregojnë se nga janë.
E lehtëson sadopak fëmijën por sot nuk po ndiqet si duhet programi dhe fatkeqësisht arsimi ka shkuar gjithnjë e më shumë në rrezik. Në Shqipëri nuk ka asnjë ndryshim mes ngujimit të hakmarrjes dhe asaj të gjakmarrjes. Është oda e burrave ajo që bënë pajtimin e gjaqeve, por është puna më e vështirë ti kërkosh një familjeje që të fali gjakun.



