Covid në 24 orë: 587 raste të reja, 7 viktima

Covid në 24 orë: 587 raste të reja, 7 viktima

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 587 raste të reja me Covid-19. Shifra ka dalë nga 2350 testime të kryera. Ndërkohë, janë 7 viktimat gjatë kësaj kohe: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

Sipas MSH, përgjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 449 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy