Thaçi: BE të liberalizojë vizat me Kosovën, më pas të nisë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Thaçi: BE të liberalizojë vizat me Kosovën, më pas të nisë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të martën ka folur për mediat pas takimit që pati me këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Thaçi deklaroi se me të dërguarit e Merkel dhe Macron kanë biseduar për situatën politike në Kosovë, ndërsa theksoi se ishte zhgënjyese, pasi tema e liberalizmit të vizave as nuk u diskutua nga ata.

Ai u shpreh para gazetarëve se me të dërguarit e kancelares Merkel dhe presidentit francez Macron, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, fokusit europian për të ardhmen, aktualitetin, por edhe mbi prespektivën.

Thaçi nënvizoi se ishte zhgënjyes fakti se as sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizmin e vizave për Kosovën, madje sipas tij, nëse do të hapej si temë, as nuk do të diskutohej.

Ai tha se kjo ishte diçka zhgënjyese për qytetarët e Kosovës, në një kohë kur para pesë vitesh BE ka qenë e gatshme të marrë vendimin për liberalizim të vizave.  

Presidenti u shpreh se mos uniteti i BE-së, është i padrejtë në rrafshin e aktualitetit, por edhe një gabim strategjik që po bën BE në raport me Kosovën.

Sipas tij, Bashkimi Europian duhet të nxjerrë vendimin për liberalizimin e vizave me Kosovën, më pas të mendojë nëse ka lidership për të shtyrë përpara dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Nga ajo që unë kuptoj e shoh se BE është plotësisht e papërgatitur për fazën e dytë, ndërsa për të parën ka menduar në mënyrë elegante për të anashkaluar liberalizimin e vizave, duke e kthyer në një proces të pasigurt, të panjohur, të pafuqishëm për të arritur ndonjë marrëveshje'', tha Thaci.

Delegacioni franko-gjerman përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy