Aktivistja e të drejtave të grave Sevim Arbana e ftuar në emisionin ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer fëmijërinë e saj gri, i vranë babanë kur ishte vetëm 10-vjeç dhe e gjithë dashura ishte e përqendruar vetëm te nëna e saj.
Ajo tregon kujtimet e trishta të një fëmijërie te vjedhur, ku u rrit me dajat, të cilët shpesh herë i shihte dhe si armiq për shkak të trishtimit që shihte në fytyrën e nënës së saj.
Gjithnjë në mbrojtje të kauzave sociale, Sevimi foli hapur për abortin në moshën 39-vjeçare, si dhe për dashurinë për kafshët.
Ne e quajmë marsi i grave. Thonë se me kalimin e kohës të regjet lëkura por përkundrazi me kalimin e kohës njeriu bëhet më i ndjeshëm sepse me gjithë përpjekjet dhe normat që kemi sheh se je prapë aty ku ishte sidomos kur flasim për dhunën, varfërinë, apo mos respektin karshi gruas.
Në fund është jo vetëm një grup i rëndësishëm por është gjysma e popullsisë, në kuptimin metaforik gruaja është shtëpia, shoqëria.
Unë jam një njeri i thjeshtë si në ushqim, veshje, mënyrën e jetesës, jam e fokusuar në tre gjëra, puna, angazhimi që s’do mbarojë asnjëherë derisa të vdesë dhe pjesa tjetër është familja, natyra dhe kafshët. Natyrën dhe kafshët i adhuroj dhe të gjithë pjesën e lirë të kohës e harxhoj duke ecur nga liqeni.
Unë jam rritur në një shtëpi private dhe kishim një mace, dhe një barake druri në oborr dhe aty e linim macen. Kur fëmijët ishin të vegjël mora një mace në shtëpinë time pasi e gjetëm në rrugë, e morëm dhe me kalimin e dy muajve pashë një shenjë në krahun tim dhe te djali dhe shkuam te mjeku na tha se ishte infeksion nga macja. E çuam macen për kontroll por nuk na e kthyen më sepse na thanë që ngordhi.
Por unë nuk hoqa dorë, dhe më vonë nisa të marr shumë mace, një e kam në zyrë një në shtëpi, ndërsa te shtëpia në plazh kam shumë mace sepse shtëpia ime në Qeret nuk ka kuptim pa to. Kafsha të bëhet sidomos macja dhe qeni veçanërisht për ne si një pjesëtar i familjes.
Babain pothuajse nuk e kam njohur fare sepse kur isha 2 vjeç e futën në burg dhe kur isha 10 vjeç vdiq, pothuajse nuk e përmendja fare jo vetëm që nuk e njihja por dhe se kisha frikë, dhe e gjithë dashuria ishte e përqendruar te nëna.
Jam rritur në një shtëpi me shumë daje sepse shtëpia e babait u dogj nga gjermanët dhe ajo u kthye te prindërit e saj për të qëndruar provizorisht por ngjarjet ndodhën shumë shpejt.
Me dajet ishte një marrëdhënie shumë e vështirë, ata nuk është se ishin fajtor se të vijë motra me tre vajza në shtëpi pa burrë ke dhe përgjegjësi për to, ishte peshë e madhe, por unë i shihja ata si armiq se kuptoja se nëna ime vuante, ajo vuante nga mentaliteti ngaqë ishte atje dhe jo nga dajet por unë ata bëja përgjegjës.
Dhe kur ajo doli në shtëpi me vete në vitet ‘80 ishte lumturia më e madhe për të dhe për ne që doli të jetonte e ndarë nga vëllezërit e saj. Sa i përket abortit në moshën 39 vjeçare ishte i tmerrshëm, kam abortuar duke konsumuar çdo mëngës një gotë verë dhe një kokërr vezë të gjallë me mjete në shtëpi sepse abordi nuk lejohej me ligj, sot jam kundër diçkaje të tillë.



