Kryeministri Edi Rama prezantoi ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala, gjatë një takimi me “bluzat e bardha” në QSUT. Në fjalën e mbajtur Rama e vuri theksin te thellimi i autonomisë spitalore, duke vënë në dukje se Shqipëria mund të thithë edhe mjekë të huaj, përpos shqiptarëve që mund të rikthehen nga jashtë.
“Besoj se thellimi i autonomisë spitalore, duke u bazuar edhe te saktësimi me më shumë shpejtësi i procedurave, do t’i japë një dorë motivimit dhe rritjes së fuqisë tërheqëse të sistemit, për mjekët e rinj, pse jo edhe për mjekët e huaj. Ne s’duhet të vendosim asnjë limit në ambicie dhe duhet ta shohim të arsyeshme që këtu të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj. S’është profesionalizmi problemi ynë kryesor, është integriteti i gjithë trupës, dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses, duke bashkuar të gjitha kontributet”.



