
Magawa "miu hero", i cili mori medalje trimërie pasi nuhaste minat në Kamboxhia, ka dalë në pension pas një karriere të shquar 5-vjeçare.
Magawa ka arritur të identifikojë 71 mina tokësore dhe 38 sende të municionit të pashpërthyer gjatë shërbimit të tij, sipas APOPO, organizata joqeveritare pastruese e minave që e trajnoi atë.
APOPO tha se brejtësi i nderuar, i cili mbush shtatë vjeç këtë vit, "ka punuar shumë dhe meriton të relaksohet tani".
"Edhe pse ende në gjendje të mirë shëndetësore, ai ka arritur një moshë pensioni dhe qartë ka filluar të ngadalësohet," tha APOPO.

APOPO tha se miu pastroi 4.3 milionë metra katrorë tokë vetëm vitin e kaluar në Kamboxhia, e cila "nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e heronjve të vegjël si Magawa".
Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al



