Turizmi, Topuzi: 19% më tepër lëvizje turistike se 2019, problem mbetet zgjerimi i segmentit të pushimeve (VIDEO)

Turizmi, Topuzi: 19% më tepër lëvizje turistike se 2019, problem mbetet zgjerimi i segmentit të pushimeve (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi në studion e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar lidhur me situatën e turizmit në vendin tonë deklaroi se aktualisht është parë një situatë optimiste, ndërsa theksoi se ka pasur 19% më tepër lëvizje turistike se në vitin 2019.

Po të shohësh ndjehet optimizmi, lëvizja, shteti do ketë më shumë të ardhura, biznesi jo dhe aq shumë, por një sërë faktorësh kanë ndikuar, ndjehet një optimizëm dhe nuk e prisnim këtë lloj lëvizje nga problemet, por mesa duket njerëzit ju kthehen jetës normale pas pandemisë. Kjo është në përgjithësi, bregdeti ka qenë mirë kryesisht, pati 19% më tepër lëvizje turistike krahasuar me vitin 2019 që mbahet si më i miri. Në përgjithësi shifrat janë pozitive, lëvizjet vazhdojnë në Shqipëri me foto dhe ekspozimet në vende interesante ftohen dhe të tjerët që ta vizitojnë. ka pasur një ngjyrim të të gjitha llojeve të turizmit. pra një frymë pozitive.

I pyetur se kush e mbajti peshën kryesore të turizmit, Topuzi tha se kryesisht janë të huajt ata që xhirojnë dhe valutën. Ai tha se 60% e të ardhurave vijnë nga turizmi bregdetar, por sipas tij ajo që duhet rregulluar është zgjerimi i segmentit të pushimeve.

Turizmi shqiptar flasim më shumë për turistët e huaj, turizmi vendas është i rëndësishëm sepse mbulon një pjesë të mirë të të gjithë vitit. Por janë turistët e huaj ata që lënë valutën në Shqipëri. Shifrat janë pozitive, ka një gjë interesante në këtë gjë që pothuajse pjesa më e rëndësishme e turizmit është ai i rërës dhe i detit që është 60% e të ardhurave. Këtë duhet ta shfrytëzojmë, diversiteti i produktit turistik në vendin tonë lë për të dëshiruar. Shqiptarët në 1 shtator ulin qepenin, dhe javën e kaluar jugu ishte vetëm me të rinj dhe huaj. I gjithë bregdeti ishte me të huaj. Shqipëria vuan, problemi është që të shtrihet turizmi në kohë. Duhet thyer koncepti që pushimet nuk janë 15 korrik deri 15 gusht, ai është një pushim i shtrenjtë, të tjerët duhet ti bëjnë pushimet në çdo periudhë tjetër. Pjesa më e rëndësishme e turistëve që vijnë në Shqipëri janë ata të rajonit dhe shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Ata janë 63%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy