
Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës, bëjnë me dije mediat lokale.
Shiu i rrëmbyeshëm javën e kaluar çoi në shembjen e shtëpive dhe rrëshqitje të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në provincë.
“Reshjet e dendura të shiut po pengojnë përpjekjet e shpëtimit”, thanë zyrtarët.
Përmbytjet vijnë më pak se tre muaj pasi shirat ekstremë në provincën Henan shkaktuan më shumë se 300 të vdekur.
Administrata Meteorologjike e Kinës tha për mediat lokale se reshjet e mëdha dhe stuhitë po pengojnë ekipet e shpëtimit.
Shanxi është gjithashtu shtëpia e një numri monumentesh të lashta të cilat janë në rrezik të madh nga reshjet e shiut.
Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve Xinhua se më shumë se 120,000 njerëz janë transferuar dhe më shumë se 17,000 shtëpi janë shembur në të gjithë provincën Shanxi.
Kryeqyteti Shanxi Taiyuan pa reshje mesatare prej rreth 185.6 mm javën e kaluar, krahasuar me 25 mm që pa në tetor midis 1981 dhe 2010.
Kina tashmë po përballet dhe me një mungesë të energjisë e cila ka shkaktuar ndërprerje në shumë zona. Qeveria ka kufizuar përdorimin e energjisë elektrike në portet dhe fabrikat.
Qeveria lokale tha se ka pezulluar prodhimin në 60 miniera qymyri, 372 miniera jo qymyri dhe 14 fabrika kimike të rrezikshme në provincë.



