
Në vijim të vizitës zyrtare në Kosovë, Presidenti Bajram Begaj, bëri homaxhe dhe vendosi kurora me lule tek varri i Presidentit Ibrahim Rugoba dhe pranë memorialit të familjes Jashari.
Begaj shpreh nderim për Presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e quan udhëheqës vizionar e qëndrestar dhe themelues të pavarësisë së Kosovës.
Përulem me respekt përpara familjes Jashari dhe UÇK-së, faqe e ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar.
Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme.



