Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë do të mblidhet më 23 shkurt në orën 10.00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, ku organi i akuzës kërkon arrestimin e Belinda Ballukut.
Për shkak të mungesës së shumicës së votave në Gjykatën Kushtetuese, ku qëndrimet u ndan 4 anëtarë me 4, mbeti në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama tha se Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por se të treja herët është refuzuar prej tij.
“Ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në Kuvend, brenda territorit kushtetues. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë dhe gurin dhe arrën për të goditur shumicën”, tha kreu i qeverisë.



