“Alba Beton i punësoi pa dëshmi aftësie profesionale”, Rusta zbulon detajin që komplikon hetimin e aksidentit tragjik

“Alba Beton i punësoi pa dëshmi aftësie profesionale”, Rusta zbulon detajin që komplikon hetimin e aksidentit tragjik

Një detaj i ri ka dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë, duke e komplikuar më tej hetimin për shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme. 

 

Sipas verifikimeve të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, viktimat nuk rezultojnë të pajisur me leje drejtimi apo dëshmi aftësie profesionale për drejtimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.

 

Gazetari Arsen Rusta, në një raportim për MCN Live, tha se fillimisht ishte ngritur dyshimi se dy egjiptianët kishin dokumentacion për drejtimin e mjetit, por verifikimet zyrtare kanë nxjerrë një tjetër situatë.

 

Dy egjiptianët që humbën jetën në aksidentin tragjik rezulton se nuk kanë pasur leje drejtimi sipas standardit për mjetin e tonazhit të rëndë. Fillimisht u fol se ata kishin një leje drejtimi, por nga verifikimet e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton se shtetasit egjiptianë nuk janë pajisur me dëshmi aftësie profesionale për profilin ‘Automakinist’ dhe as me leje drejtimi që t’u jepte të drejtën për të drejtuar këtë kategori mjeti.

 

Sipas gazetarit, kjo situatë ngre pikëpyetje për kompaninë që i kishte punësuar dhe për respektimin e procedurave ligjore në vendin e punës.

 

Nga ana tjetër ekziston një kontratë pune e nënshkruar me kompaninë ‘Alba Beton’ dhe një përfaqësues juridik i saj, për të cilët tashmë po kryhen hetime nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës. Nëse vërtetohet se punonjësit janë vendosur në drejtimin e makinerive të tonazhit të rëndë pa dokumentacionin përkatës, atëherë kjo mund të përbëjë një shkelje me pasoja edhe në aspektin penal.

 

Ndërkohë, hetimet vijojnë edhe për rrethanat teknike të aksidentit. Mjeti nuk rezulton të ketë pasur shkelje apo masa administrative të mëparshme, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, humbja e kontrollit, një defekt teknik apo probleme me sistemin e frenimit.

 

Personi tjetër i përfshirë në aksident vijon të marrë trajtim mjekësor, por sipas informacioneve të fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Aksidenti ka rikthyer vëmendjen edhe te siguria në zonën e rrethrrotullimit të TEG-ut, ku në të kaluarën janë regjistruar ngjarje të rënda. Dy vite më parë, një automjet tip “Audi” humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe përfundoi jashtë rruge, por fatmirësisht në atë moment nuk kishte mjete apo persona në zonën ku përfundoi automjeti, duke shmangur një tragjedi më të madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy