Gjashtë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi përfshiu një shtëpi të moshuarish në Barajevë, një lagje periferike të Beogradit.
Lajmin e bëri me dije Ministria e Brendshme në Serbi.
“Mund të konfirmoj për fat të keq se gjashtë persona humbën jetën në këtë institucion në të cilin jetonin të moshuarit. Trembëdhjetë persona u shpëtuan ”, tha Luka Causic, shef i sektorit për situata emergjente, për televizionin publik RTS.
“Është një tragjedi e madhe, por mund të kishte qenë edhe më keq ”, shtoi ai.
Sipas Causic, 30 persona ishin në shtëpinë e të moshuarve kur zjarri shpërtheu në orën 3:30 të mëngjesit me kohën lokale.
Shtatë të plagosurit u morën nga shërbimet e urgjencës dhe u trajtuan nga spitali ushtarak i Beogradit



