Asnjë shenjë tërheqjeje nuk kanë dhënë gratë naftëtare në ditën e 13-të të grevës së urisë.
Të lodhura fizikisht, ato i drejtohen me dëshpërim kryeministrit Rama t’u japë 13 pagat e prapambetura, në të kundërt paralajmërojnë se nuk dalin të gjalla nga greva.



