Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi ne Itali. Mediat italiane raportojne se viktima e radhës është shënuar në Bergamo.
Ai ishte një burrë 85 vjeçar. Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 152 persona. Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.
Rastet e konfirmuara janë të gjitha në rajonet veriore, të cilat janë duke vendosur karantinen.



