Afrikë e Jugut, gjykata ndalon ish-presidentin Zuma të kandidojë në zgjedhje

Afrikë e Jugut, gjykata ndalon ish-presidentin Zuma të kandidojë në zgjedhje

Gjykata më e lartë e Afrikës së Jugut ka ndaluar ish-presidentin Jacob Zuma të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të javës së ardhshme.

Gjykata Kushtetuese vendosi se dënimi i tij me 15 muaj burg për mospërfillje të gjykatës e skualifikon nga kandidimi.

Zuma u dënua në vitin 2021 për shkak të refuzimit për të dëshmuar në një çështje e cila hetonte korrupsionin gjatë presidencës së tij, e cila përfundoi në vitin 2018.

Ai ka bërë fushatë nën flamurin e partisë së sapoformuar uMkhonto weSizwe (MK- Shtiza e kombit) pasi u përplas me Kongresin Kombëtar Afrikan në pushtet (ANC).

Sekretari i përgjithshëm i partisë së Zumës, Sihle Ngubane tha se partia ishte e zhgënjyer me vendimin, por se kjo nuk do të ndikonte në fushatën e partisë dhe fytyra e ish-presidentit do të mbetej në fletën e votimit për zgjedhjet e 29 majit.

Ai është ende kreu i partisë. Gjykimi nuk ndikon aspak në fushatën tonë.

Afrikanët e Jugut votojnë për partitë politike, ku kandidatët në krye të listave marrin vende parlamentare në varësi të numrit të votave që merr partia.

Mbështetësit e tij u revoltuan pasi ai u dërgua në burg në vitin 2021 dhe disa nga drejtuesit e saj kishin kërcënuar me dhunë nëse gjykata e skualifikonte atë nga kandidimi për parlament.

Kushtetuta e Afrikës së Jugut ndalonte çdo të dënuar me 12 muaj burg, pa opsionin e gjobës, të shërbente në parlament për të mbrojtur integritetin e “regjimit demokratik” të vendosur pas përfundimit të sistemit racist të aparteidit në 1994.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy