Të hënën, Kuvendi i Kosovës në tentimin e katërt për konstituim

Të hënën, Kuvendi i Kosovës në tentimin e katërt për konstituim

Pothuajse dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, Kosova ende nuk ka arritur të themelojë institucionet e reja, duke rrezikuar të ngecë në vendnumëro.

 Deputetët kosovarë kanë dështuar në zgjedhjen e kryekuvendarit gjatë tentimeve të kaluara për të konstituuar Kuvendin.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit ka dështuar dy herë, pasi nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Drupal Ad

Tentimi i katërt për konstituimin e Kuvendit do të zhvillohet të hënën, por ekziston frika se skenari mund të përsëritet dhe se deputetët nuk do të arrijnë të mblidhen për të zgjedhur kryekuvendarin.

Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka vendosur të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërkohë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paraqitur dy emra të tjerë.

Megjithatë, deri tani, nuk ka pasur ndryshim të qëndrimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje mbi propozimin e Haxhiut. Po ashtu, edhe dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë shprehur qëndrimet e tyre të pandryshuara, duke theksuar se nuk do ta mbështesin këtë propozim.

Seanca e katërt për konstituimin e Kuvendit është caktuar për të hënën në orën 15:00, por mundësia e dështimit përsëri është e lartë, duke pasur parasysh dështimin në dy tentimet e kaluara.

Në përpjekjet e para, procesi është bllokuar që në fazën e parë, ku nuk është konfirmuar mandati i deputetëve, për shkak të mungesës së shumicës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mospajtimeve për dorëheqjet e kabinetit qeveritar.

Në tentimin e tretë, me votat e partive opozitare, u arrit të zhbllokohet konfirmimi i mandateve dhe betimi i deputetëve, por dështimi ka ardhur sërish në momentin e zgjedhjes së kryekuvendarit.

Edhe pse Albulena Haxhiu u votua dy herë, ajo nuk arriti të sigurojë më shumë se 57 vota, pasi deputetët e LDK-së votuan kundër, ata të Nismës abstenuan, ndërsa deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe nuk morën pjesë në votim.

Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e një klauzole të qartë në Kushtetutën e Kosovës dhe në rregulloren e Kuvendit për numrin maksimal të tentimeve për të propozuar kandidatin për kryekuvendar. Megjithatë, pa zgjedhjen e kryesisë, Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituar dhe, për rrjedhojë, nuk mund të zhvillohet një seancë për votimin e qeverisë së re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy