
Mosbindja civile është e vetmja rrugë kundër qeverinë dhe për të ardhur në pushtet.
Ky është synimi i opozitës teksa për kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, opozita duhet të gjejë alternativa tjera, e jo të largohet nga Parlamenti.
Për Shehin, gjithmonë para zgjedhjeve acarohet situata për t’ia zënë fushën lojtarëve të tjerë në zgjedhje.
A është kjo rruga për ta bërë produktive opozitën para zgjedhjeve, çfarë thonë këto zoteritë.
Dje u morën vendimi për të përjashtuar 24 deputetë, gabim i madh. Nuk mund të përjashtosh 24 deputetet se po djegin karriget. Ai mund të jetë një gjest simbolik nëse u dashka ti paguajnë karriget, aty e marrin rrogën në atë sallë. Por ajo plan tjetër edhe ai e provokon që të dali nga parlamenti.
Çfarë ndodh, gjithmonë përpara zgjedhjeve acarohet situata, dy partitë e mëdha ngrejnë në mënyrë artificiale disa tema që nuk janë realitete konkrete politike shqiptar. Dhe kjo bëhet për të zënë fushën, të mos ketë më lojtarë tjerë në fushë.
Dhe ata të thonë hajde edhe ti në miting, digj karrigen Dash Shehi, ose je tradhtar, je me Edi Ramen, ca ruajnë të drejtën të të gjykojnë politikisht.
Unë po ju them se parlamenti është institucioni më i fortë i kësaj opozitare, dhe kush do të ja heq parlamentin opozitës parlamentin para zgjedhjeve i bën dëm të madh, siç ja ka bërë herë të tjera.



