Kryetarja e Gjykatës Supreme në Poloni sfidon ligjin dhe qeverinë, rikthehet në zyrë pasi donin ta nxirrnin në pension

Kryetarja e Gjykatës Supreme në Poloni sfidon ligjin dhe qeverinë, rikthehet në zyrë pasi donin ta nxirrnin në pension

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Polonisë është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në punë e shoqëruar nga qindra mbështetës, duke dalë hapur kundër ligjit të diskutueshëm që detyron dhjetra gjyqtarë të lartë që të dalin në pension të parakohshëm.

Shefja e Drejtësisë, Malgorzata Gersdorf, 65 vjeç, i ishte thënë të largohej mesnatën e së martës dhe në vend të saj ishte emëruar dikush tjetër. 

Ajo e ka cilësuar "spastrim" reformën që kërkon që gjyqtarët të dalin në pension në moshën 65 vjeç në vend të 70.

Kryeministri i Polonisë mbrojti vendimet e qeverisë së tij për të imponuar ndryshime.

"Çdo vend i BE ka të drejtën të zhvillojë sistemin e tij gjyqësor sipas traditave të veta", tha Mateusz Morawiecki në një fjalim në Parlamentin Evropian të mërkurën.

Deri në 40% të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme pritet të largohen, si pjesë e ndryshimeve që qeveria argumenton se do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit me zëvendësimin e gjyqtarëve që datojnë në një epokë komuniste që u rrëzua në vitin 1989.

Njerëzit mblidhen në një protestë të organizuar nga kundërshtarët e reformës gjyqësore përpara selisë së Gjykatës së Lartë në Varshavë, Poloni, 04 korrik 2018

Të hënën, Bashkimi Evropian filloi veprim ligjor kundër qeverisë së krahut të djathtë të Polonisë, duke thënë se ligji dëmtoi pavarësinë e gjyqësorit.

"Në qoftë se ekziston një kërcënim sistematik për sundimin e ligjit, ne nuk mund të bëjmë një sy qorr" tha komisioneri i BE, Valdis Dombrovskis. "Nuk mund të themi se thjesht kjo është një çështje kombëtare".

Nuk munguan dhe protestat në disa qytete polake të martën vonë, duke përfshirë atë jashtë Gjykatës së Lartë në Varshavë.

Turmat u kthyen të mërkurën në mëngjes për të përshëndetur prof. Gersdorf gjatë mbërritjes së saj një gjykatë, shkruan BBC.

Një numër kolegësh gjithashtu e mirëpritën atë, ndërsa ajo iu drejtua protestuesve në hyrje, duke u zotuar për të mbrojtur sundimin e ligjit.

Protestuesit thërrasin slogane dhe flamuj valë ndërsa ndjekin një demonstratë në mbështetje të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë përballë Gjykatës Supreme në Varshavë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy