Aksidenti Elbasanit/ Sapo kishte dal nga burgu, i forti me "Range Rover" futi poshtë rrotave marangozin

Aksidenti Elbasanit/ Sapo kishte dal nga burgu, i forti me "Range Rover" futi poshtë rrotave marangozin

Detaje të reja mësohen nga aksidenti që i mori jetën një 35­-vjeçari në qytetin e Elbasanit një ditë më parë.

Ardian Rika ishte duke u kthyer nga puna pasditen e djeshme por një “i fort” që udhëtonte me “Land Rover” ia preu rrugën në mes, duke e futur marangozin 35-­vjeçar që lëvizte me biçikletë poshtë rrotave të makinës.

Por kush është shoferi me “Land Rover” 44-­vjeçari Ardian Subashi? Burime të BalkanWeb pranë policisë së Elbasanit bëjnë me dije se ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë, madje kohët e fundit kishte dalë nga burgu.

Të njëjtat burime saktësojnë se Subashi kishte qenë i dënuar në Itali. Madje në momentin e përplasjes ai rezultonte të ishte edhe i dehur.

Në momentin që ka përplasur dy makina Golf, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke marrë përpara marangozin, e ka futur mes rrotave bashkë me biçikletën dhe aty ka ndaluar mjetin.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se Subashi ka zbritur nga makina në ato momente dhe ka qëndruar i ulur në trotuar në gjendje shoku.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje biçiklistin shtetasin A.R, 35 vjeç banues në Elbasan. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy