
Greqia ka regjistruar 19.262 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit.
Numri i viktimave vijon të mbetet i lartë, me një bilanc prej 40 vdekjesh brenda 24 orëve.
Ndërkohë autoritetet greke kanë njoftuar më herët edhe rikthimin e masave kufizuese deri javën e ardhshme.
Ora policore hyn në fuqi nga ora 21:00 duke mbyllur kështu edhe dyqanet, parukeritë, libraritë dhe kishat deri në 11 janar.



