
Forcat ruse kanë sulmuar me dronë rajonin e Odessas, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre të mëdha në qytetin e Zaporizhzhias dhe në zonat përreth.
Sipas Ukrainës zyrtare, objektiv i sulmit kanë qenë magazinat ku mbahej gruri, të cilat janë përfshirë nga flakët pas sulmit masiv.
Forcat Ajrore të Ukrainës konfirmojnë se dronët luftarakë rusë, ndoshta Shahed, sulmuan gjatë natës rajonin e Odessas.
Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass, e cila shkruan se një seri shpërthimesh ndodhën në Odessa, duke vënë në alarm të gjithë rajonin.
Sipas ushtrisë ukrainase, sistemi i mbrojtjes ajrore është operacional kundër dronëve rusë në rajonin e Dnipropetrovsk, megjithatë, alarmi ajror u shpall në të gjitha rajonet jugore.
Ndërsa guvernatori Igor Taburets, tha për mediat ukrainase se si pasojë e shpërthimeve janë përfshirë nga flakët disa magazina ku mbahej gruri.
“Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht rajonin Cherkasy me dronë. Infrastruktura industriale e Umanit u godit. Si rezultat, zjarret shpërthyen në magazina," tha ai.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave shtoi se ekipet e shpëtimit kanë shuar flakët në një sipërfaqe totale prej më shumë se tre mijë metra katrorë. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 11 njësi pajisje dhe 52 persona.



