Britani e Madhe, prodhohet monedha e parë me fytyrën e mbretit Charles

Britani e Madhe, prodhohet monedha e parë me fytyrën e mbretit Charles

Moment historik në Britaninë e Madhe. Monedhat e para gjysmë paund me portretin e mbretit Charles III janë prodhuar në Mint Mbretërore, British Mint, në Llantrisant, Uells.

Monedha prej 50 cent do të dalë në qarkullim deri në fund të vitit.

Duke ndjekur traditën e gjyshit të tij, Mbretit George VI, Charles nuk shfaqet me kurorë, ndryshe nga monedha që shfaq nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.

Profili i sundimtarit të ri u krijua në bazë të punës së skulptorit të njohur, Martin Jennings, ish-autor i veprave mbi poetët John Betjeman, në stacionin St. Pancras në Londër dhe Philip Larkin në Hull.

Imazhi i përdorur për monedhë, është frymëzuar nga një portret zyrtar i Charles që daton në festimin e 70-vjetorit të tij, 4 vjet më parë.

Duke folur për BBC, Jennings e cilësoi si një përvojë të mahnitshme. Monedha 50 cent do të futet në qarkullim duke filluar nga muaji dhjetor dhe prej saj, do të prodhohen 9.6 milionë prerje, ndonëse do të vazhdojnë të qarkullojnë edhe monedhat e vjetra me imazhin e mbretëreshës Elizabeth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy