Arjan Lile, përfaqësues i pakicës egjiptiane, thotë se në Shqipëri janë mbi 12 mijë egjiptianë. Ai thekson se kjo pakicë duhet ndarë nga pakica rome. Lile u shpreh në MCN Informacion se shteti duhet të zgjerojë kuotat e pranimit në universitete për komunitetin që ai përfaqëson.
Sot jemi gati 12 400 egjiptianë. Pakica jonë duhet ndarë nga pakicat e tjera. Secila pakicë ka karakteristikat e veta. Nëntë pakica nuk mund të jenë bashkë. Deri dje me pakicën rome përfshihej edhe pakica egjiptiane. Nuk mund të jemi të palët në të njëjtën strategji.
Ne po punojmë që pakicat të kenë vendin e tyre në Parlament. Përfaqësimi ynë në disa nivele lë për të dëshiruar.
Ne jemi pakicë arsimdashëse dhe kërkojmë që pranimi në universitete të jetë me kuota më të gjera. Kuota që kemi ne është e pamjaftueshme. Kemi plot të rinj e të reja që nuk u jepet një shans i dytë.



