
Kërkesa për autoqefali e kishave ortodokse të Maqedonisë dhe Malit të Zi nga Patriarkana bullgare mund të sjellë shqetësime sociale në rajonin e Ballkanit. Këtë pohon përfaqësuesi i Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë të Tiranës, Piro Prifti në një intervistë për “TemA TV”, ku flet edhe për mundësinë ose jo të një shqetësimi të tillë edhe në Shqipëri. Ndërkohë, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk ka një reagim për këtë çështje. I pyetur nga “TemA TV”, zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima vëren se “nuk ka ende një reagim zyrtar të Kishës”, që do të thotë se Kisha nuk është as pro, por as kundër vendimit të Patriarkanës.



