
Facebook-u u ofron mediave miliona dollarë për të blerë të drejtat për të publikuar përmbajtjen e tyre në një seksion të ri të platformës së tij, kushtuar lajmeve, që rrjeti social synon të hapë brenda vitit. Kështu njofton “Wall Street Journal”, duke përmendur disa burime, sipas të cilave Facebook-u ka kontaktuar menaxherët e gazetave të ndryshme, që nga “Wall Street Journal” në Bloomberg, nga “Washington Post” në “ABC News”.
Sipas burimeve, përfaqësuesit e Facebook-ut u kanë thënë botuesve se janë të gatshëm të ofrojnë 3 milionë dollarë në vit për të marrë qasje në tituj dhe vrojtime të artikujve.
Marrëveshja duhet të zgjasë tre vjet, ndërsa pjesa "lajme" në Facebook mund të shfaqet qysh në vjeshtën e ardhshme. Ende nuk dihet nëse ndonjë nga gazetat ka pranuar ta licencojë përmbajtjen e saj në rrjetin social. /Ansa/



