
Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit si të përfshirë në koncensionin e sterilizimit.
Në seancën e sotme Apeli i GJKKO la pas hekurave në masë sigurie ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “Mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.
Gjykata la në fuqi masën “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun e Marsela Serjanajn, drejtorë në Ministrinë e Shëndetësisë.
GJKKO la në fuqi “detyrim paraqitje” zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini si dhe shefin e Kirurgjisë, Arben Gjata, Rektori i Mjekësisë.
Ndaj ish zv.ministrit Rrjepaj, SPAK ka ngritur akuzën e falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj biznesmenit Rrapaj, atë të mashtrimit me pasoja të rënda.
SPAK ka kryer hetime për dy vite e gjysmë nën dyshimin se koncensioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.



