Tushi: Krimi në familje fenomeni më i përhapur, përdorimi i alkoolit faktori kryesor (VIDEO)

Tushi: Krimi në familje fenomeni më i përhapur, përdorimi i alkoolit faktori kryesor (VIDEO)

Sociologu Gëzim Tushi në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar për dhunën dhe krimet e shtuara brenda në familje për të cilën u shpreh se mbetet fenomeni më i shtuar.

Ai tha se përdorimi i alkoolit është një nga faktorët kryesorë të krimit, ndërsa theksoi se vrasja e motrës nga motra plotëson krimin në shoqërinë shqiptare.

Motra të vrasë motrën mund të jetë rasti më i veçantë dhe kjo plotëson krimin në shoqërinë shqiptare që ka marrë masa alarmante. Hetimet do bëhen, por kam përshtypjen se ka disa faktorë që kanë nxitur konfliktualitetin brenda familjes dhe ky tumor brenda familjes i dhunës është bërë i gjithanshëm. Vrasja e motrës nga motra është e veçantë, natyrisht është gjetur si shkak alkoolizmi, duhet ta pranojmë se një nga 8 shkaqet, përdorimi i alkoolit është një nga faktorët kryesore dhe ata që kryejnë krime janë në një gjendje depresive. Një krim me gjak të ftohtë aq më tepër nga e motra e shkolluar është një nga krimet më të rënda. Ky rast e zgjeron demokratizimin e krimit në shoqërinë shqiptare, këtë tumor kaq shumë të përhapur. Nga të gjitha të këqijat që ka shoqëria shqiptare krimi është fenomeni më i përhapur veçanërisht krimi në familje. Nëse do bënim një analizë statistikore del se 80% e krimeve kryhen në familje, aty ku ai person do duhej të ndjehej më i mbrojtur.

Më tej Tushi ka komentuar edhe marrëdhëniet e bashkëshortëve të ndarë ku tha se ne si shoqëri kemi defekte në kulturën e divorceve. Ai u shpreh se një fëmijë me prindër të ndarë ka probleme dhe pasojat mbi ta mund të jenë dhe fatale.

Edhe këtë fenomen e kam analizuar dhe kam theksuar se ne kemi defekte në kulturën e martesës dhe divorcit dhe patologjitë shkarkohen mbi fëmijët. Është e vërtetë që nivelet e divorcit janë të mëdha në vendin tonë, por duhet të përmirësojmë kulturën e divorcit. Divorci nënkupton që çifti nuk janë më bashkëshortë, por ata mbeten prindër të përjetshëm. Një fëmijë me prindër të divorcuar për fëmijën është njësoj si të jetë pa prindër. Pasojat sociale të këtyre konflikteve të prindërve të ndarë çojnë deri në vetëvrasjen e fëmijës kjo sepse prindërit nuk gjejnë dot një zgjidhje. Fakti që kemi nivel në rritje të divorceve atëherë këta fëmijë duhet të vendosen në kujdesin social.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy