Rusia breshëri raketash vdekjeprurëse në qytetin e Irpin

Rusia breshëri raketash vdekjeprurëse në qytetin e Irpin

Më shumë se një muaj pasi ushtria ukrainase rimori Irpin nga rusët, Volodymyr Klimashevskyi po gjen ende predha të vogla si gozhdë të shpërndara rreth kopshtit të tij dhe të ngulura thellë në muret e shtëpisë së tij.

Nuk mund të nxirren me duar, duhet të përdorësh pincë”, tha Klimashevskyi, duke treguar murin e mbushur me shigjeta të errëta.

Të quajtura flechete, në frëngjisht “shigjeta të vogla” këto gozhdë të mprehta, disa centimetra të gjata janë një shpikje brutale e Luftës së Parë Botërore, kur aleatët i përdorën ato për të goditur sa më shumë ushtarë kundërshtarë.  

Ato janë të paketuara në predha që gjuhen nga tanke dhe kur predha shpërthen, disa mijëra shigjeta përhapen në një zonë të madhe.

Shigjetat flechete nuk janë të ndaluara në luftë, por përdorimi i tyre në zonat civile është i ndaluar me ligj.

Këto shigjeta shkaktojnë dëme të rënda ndërsa çajnë trupin, mund të rezultojnë vdekjeprurëse.

Pasi forcat ruse u tërhoqën nga qytetet dhe fshatrat në veri të Kievit që ishin të pushtuara në mars, dolën prova se ata i kishin përdorur rusët masivisht gjatë sulmit.

Irpin, një periferi e Kievit, nuk është i vetmi vend ku dolën këto prova.

Në fshatin Andriivka, rreth 20 kilometra në perëndim të Irpin, fermeri Vadim Bozhko tha për CNN se gjeti shigjeta të shpërndara përgjatë rrugës që të çon në shtëpinë e tij.

Bozhko dhe gruaja e tij u fshehën në bodrum ndërsa shtëpia e tij u granatua dhe shkatërrua plotësisht.

Shigjetat u gjetën edhe në trupat e njerëzve që u vranë në periferi të Kievit, Bucha sipas Liudmila Denisova, Avokate e Popullit në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy