
Steve Bannon, ish-ideuesi i strategjisë së fushatës së presidentit Trump dhe ideologu i të djathtës ekstreme do të jetë ditën e hënë një nga të ftuarit e nderit të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro.
Ai do të marrë pjesë një një darkë në rezidencën e ambasadorit brazilian të Uashingtonit, në vigjilje të takimit midis presidentit brazilian e Donald Trump së bashku me të edhe një grup eksponentësh konservatorë, shkruan “Miami Herald”.
“Disa nga skuadra e Bolsonaros shihen si dishepujt e lëvizjes së Bannon e përfaqësuesit e tij në Brazil e Amerikën Latine”, ka thënë Fernando Cutz, ish-drejtori për çështjet perëndimore në këshillin për sigurinë kombëtare të administratës së Trump-it.
Të martën, Trump do të presë Bolsonaron në zyrën e tij për të diskutuar për ekonominë, krimin ndërkombëtar dhe Venezuelën.



