Alienët/ Buneci: Nuk kanë ardhur në tokë. Gjonaj: Është çështje besimi. Xhafa: Shkenca është e kufizuar

Alienët/ Buneci: Nuk kanë ardhur në tokë. Gjonaj: Është çështje besimi. Xhafa: Shkenca është e kufizuar

Erald Buneci, fizikant; Enea Gjonaj, ezoterist; dhe Pranvera Xhafa, okultiste, diskutuan në studion e MCN Informacion në lidhje me mundësinë e ekzistencës së alienëve. Ndërsa Buneci tha se nuk ka ende asnjë fakt shkencor që ata kanë ardhur në tokë, Gjonaj dhe Xhafa thanë se shkenca është shumë e kufizuar për të shpjeguar fenomene të tilla. 

  

Erald Buneci, fizikant

Alienët ekzistojnë dhe ka një numër të pafundëm në univers. Në një planet ku ka specie të gjalla, do të kemi lloj-lloj formash. Në tokë kemi të gjitha format e jetës. Kur flasim për alienë, flasim për specien më të avancuar të atij lloj njeriu. Prandaj kanë kokën e madhe dhe gojën e vogël. Ne gjithmonë e parashikojmë njohjen aliene me sytë tanë. Disa gjëra duhet të dihen për formën e alienit. Shqisat janë në pjesën e sipërme të trupit. Ka diçka te energjia. Nuk mund të ketë qenie energjike. Janë të ngjashëm me jetën në tokë. Kjo masë përdor energji për të jetuar. Por jo që të formohemi nga energji. 

Nuk ka asnjë fakt shkencor që ne kemi ardhur në tokë. 

 

Enea Gjonaj, ezoterist

Unë besoj është çështje besimi. Nuk kam fakte. Besoj që ka qenie të tjera inteligjente përpos qenies njerëzore. Universi është i pafund. Në një pëfundësi mundësish, atëherë ka të paktën një mundësi. Një nga racat më pak të njohura është raca gri. 

Materia në vetvete është frkuencë me vibrim të ulët. Shoqëritë ezoterike janë të lidhura me këto qenie inteligjente jashtëtokësore. 

Ne dimë që nazistët kishin një strukturë të fuqishme ushtarake. Ata kanë qenë të zhytur në shkencat okulte. Ata kanë pasur një shoqëri vajzash, me në krye Maria Orsage, detyra e të cilëve ishte të kontaktonin entitete të tjera. Binin në gjendje transi dhe shkruanin çfarë u thuhej prej tyre.  

 

Pranvera Xhafa, okultiste 

Në frekuenca të ndryshme ka krijesa të ndryshme. Ashtu siç ka një botë mikrokozmosi, njësoj është edhe makrokozmosi. Në çdo kohë, një person ka një frekuencë më të lartë. 

Ato nuk janë në formën e mishit dhe gjakut, siç kemi ne një lloj formati. Janë në formë eterike. 

Coco Chanel ka marrë pjesë në eksperimente okulte. Qëllimi ishte dalja nga ky dimension. 

Shkenca është e kufizuar. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy