Ndarja e rrugës së RMV nga Shqipëria në integrimin evropian/ Xhezairi: Kokëfortësi e qeverisjes Mickoski për të mos bërë ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Ndarja e rrugës së RMV nga Shqipëria në integrimin evropian/ Xhezairi: Kokëfortësi e qeverisjes Mickoski për të mos bërë ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime në Shkup.

Gazetari shqiptar atje, Seladin Xhezairi, në një intervistë për “MCN live” thotë se opozita akuzon pushtetin për politikat që ajo thotë se shkaktuan ngecje teksa ai e quan kokëfortësi të Mickoskit, për të bërë ndryshimet kushtetuese që i takojnë Shkupit zyrtar nga BE.

Klasa politike në Shkup rezulton të jetë si kurrë më parë e zhgënjyer, kur e them këtë kam parasysh se gjatë këtyre 100 ditëve te ekzekutivit te ri, kabineti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski , nuk ja doli të shënojë me ndonjë arritje që do mbahej mend. Për më tepër kemi rritje dhe zhgënjime në planin e brendshëm.

Maqedonia e Veriut u shkëput nga Shqipëria vetëm për shkak të mos kryerjes se detyrave te shtëpisë, duke marrë parasysh këtu kokëfortësinë e Shkupit zyrtar për të mos bërë ndryshimet kushtetuese , për te mos i përfshirë bullgarët në të. Nuk dihet se cili do të jetë pozicionimit të kryeministri, kur është fjala për zhbllokimin e procesit të negociatave të Shkupit me zyrat me Brukselit.

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut, po përgatit një letër për t'ia nisur institucioneve të Bashkimit Evropian, me propozime të reja për vazhdimin e negociatave.

Gazetari Xhezairi, thotë se letra drejtuar BE-së me gjasë, do të bëhet për të patur një pasqyrë më të qartë të asaj ku janë dhe çfarë mund të bëjnë për të avancuar negociatat.

Në fakt ende kjo letër është paralajmëruar nga kryeministri Mickoski, para udhëtimit në Berlin, ai ka të kuptohet se shpejt do ulet dhe do hartoje një letër për krerët e BE-së, në mënyrë që të kërkojë shpjegime shtesë për zvarritje e zhbllokimit të procesit të negociatave të vendit më BE. Për hir të së vërtetës prite të publikohet letra.

Lajmet nga Berlini që kryeministri Mickoski ka zhvilluar me pushtetar të BE-së nuk është se ushqejnë ndonjë optimizëm për shkak se dhe shefi i delegacionit të BE në Shkup, dhe në të njëjtën kohë zyrtarë të lartë të Bullgarisë, kanë lënë të kuptohet se nuk ka rinegociim të kornizës negociatore të firmosur nga Maqedonia me BE, prandaj Shkupi zyrtar do të duhej ti bej detyrat e shtëpisë, jo vetëm ndryshimi i Kushtetutës, që mbetet mollë sherri mes Shkupit dhe Brukselit, nga shkaku se Sofja zyrtare disa herë ka lënë të kuptohet se adresë për ankimim nuk është Sofja, pasi ajo nuk lëshon pe nga kërkesat që minoriteti bullgar të përfshihet në Kushtetutë, por është Brukseli, dhe kanë kërkuar se korniza negociatore nuk ka për të ndryshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy