Erjon Braçe padit për shpifje Palokën, kërcënon: Kam dosje sekrete

Erjon Braçe padit për shpifje Palokën, kërcënon: Kam dosje sekrete

Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Erjon Braçe ka shpërthyer me një status në Facebook ku thotë se ka vendosur të padisë për shpifje kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ky i fundit, në një prononcim për mediat më herët gjatë ditës së mërkurë, e ka akuzuar Braçen për njohje me shefin e komisariatit të Burrelit, Henrigert Mitri, i cili sipas Palokës menaxhon mbi 40 mijë rrënjë kanabis.

                                       

Braçe gjithashtu nuk ndalet tek fakti që do të padisë Palokën, madje në Facebook shprehet se i është sosur durimi me shprehjet si "une thjesht e lexova si ma dhane" dhe ka vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Braçe shton se posedon një dosje sekrete, “dosje të operativëve të shërbimeve policore dhe shërbimit sekret”, e cila provon lidhjet e tre deputetëve shqiptarë me një trafikant droge.  Mbi këtë dosje Braçe “kërcënon” se ndoshta, pas akuzave të bëra nga Paloka drejt tij, është momenti për ta bërë publike, “në gjykatë akoma më mirë”.

 

Shkrimi i plotë i deputetit Erjon Braçe në Facebook

 

U be e disata here qe Eduard Paloka, nje shpifes banal dhe i denuar per shpifje, permend emrin tim duke me lidhur kete here me drogen.

 

Ka nje popull te tere qe me njeh dhe e ndan fare mire, thjesht edhe duke na pare se kush ka lidhje me hashashin, heroinen, kokainen, alkoolin, makinat e vjedhura, parate e pista, tritolin e te tjera, une apo Paloka. Ndaj sme shqeteson kjo.

 

Me shqeteson llumi qe Eduard Paloka dhe nje cete kriminale ne PD hedh mbi kedo, pa u menduar fare dhe me nje guxim te vertete kriminal, pa asnje prove.

 

Keshtu qe kam vendosur ta padis kete shpifes banal; te vi ne gjykate, dhe te provoje cdo shpifje ndaj meje.

 

Shprehja, "une thjesht e lexova si ma dhane", nuk tolerohet me.

 

Une nuk kam shpifje ne fakt, une kam dosje, dosje te operativeve te sherbimeve policore dhe sherbimit sekret per lidhjet e nje trafikanti droge me politikane shqiptare, tre prej te cileve ne Kuvend sot.

 

Mbase eshte rast i mire per ta bere publike, ne gjykate akoma me mire.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy