
Gjatë ditë së sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat përgjatë relieveve malore të vendit do të pasohen me reshje shiu.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 36°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.



