Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka miratuar planin e qeverisë japoneze për të hedhur në oqean një pjesë të ujit të përdorur në centralin bërthamor të dëmtuar të Fukushimës. Pas rishikimit dy-vjeçar të këtij propozimi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deklaroj se plani i Japonisë ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe se ky veprim do të kishte “efekte të papërfillshme radiologjike mbi njerëzit dhe mjedisin". Një shpjegim e pati edhe kryeministri japonez Fumio Kishida. “Japonia do të vazhdojë t'i japë shpjegime popullit japonez dhe komunitetit ndërkombëtar në mënyrë të ndershme të bazuar në prova shkencore dhe me një nivel të lartë transparence”. Japonia nuk ka caktuar një datë fillimi për procesin, i cili do të marrë rreth 30 deri në 40 vjet për të përfunduar. Dekontaminimi dhe çmontimi i centralit bërthamor pritet të zgjasë disa dekada të tjera, por autoritetet japoneze fillimisht duhet të përballen me menaxhimin e përkatësisht 1.33 tonë ujë - nga shiu, nga përrenjtë nëntokësorë, si dhe nga injeksionet e nevojshme për të ftohur reaktorët bërthamorë. Pikërisht, këtë ujë në oqean qeveria japoneze pasi ta trajtojë me një sistem dekontaminimi që do të eliminojë të gjithë elementët radioaktivë, me përjashtim të tritiumit, do ta hedh në oqean. Ky vendim është kritikuar gjerësisht, veçanërisht nga Pekini , ndërsa në Korenë e Jugut çmimi i kripës është rritur për shkak të shqetësimeve për ndotjen radioaktive.



