Mace milionere! Nuk është titulli i ndonjë filmi vizatimor, por një ngjarje e vërtetë në SHBA. Një grua e ve në Bronx u ka lënë trashëgimi dy maceve të saj 300 mijë dollarë. Në testamentin e saj thuhet se kjo shumë duhet përdorur që t’u garantohet kujdes dhe dashuri dy maceve të saj, Troy e Tiger.
Frey-Wouters, me origjinë holandeze, ka punuar për Kombet e Bashkuara dhe është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, dy vjet më parë. Bashkëshorti i saj, profesor në Brooklyn College, ka vdekur në vitin 1989, kohë kur djali i vetëm I çiftit ishte minoren.
Avokati i Frey-Wouters, thotë se mbeti i habitur kur pa testamentin e gruas.
Ndërsa kujdestarët e dy maceve, të cilat jetojnë në luks, kanë refuzuar të flasin për mediat, me justifikimin se kjo do të ishte shkelje e privatësisë për dy felinët fatlumë.



