
Operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit dhe të plazhet si fqinjët.
Ata kërkojnë që të hiqet fasha orare e lëvizjes deri në 17:30.
Gjithashtu operatorët turistikë thonë se turistët janë të gatshëm të hyjnë në vendin tonë që në 1 qershor, ndaj duhet medoemos hapja e kufijve sa më shpejt të jetë e mundur.
Unioni Turistik Shqiptar ka garantuar Kryeministrin se hotelet do të marrin të gjitha masat e duhura për të zbatuar protokollet strikte të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Turizmit.



