Shuarja e Kryepeshkopit Janullatos/ Greqia mban shërbesën e Liturgjisë Hyjnore, merr pjesë edhe Mitsotakis

Shuarja e Kryepeshkopit Janullatos/ Greqia mban shërbesën e Liturgjisë Hyjnore, merr pjesë edhe Mitsotakis

Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë ka njoftuar se sot do të mbahet shërbesa e Liturgjisë Hyjnore në Mitropolinë e Athinës, përpara trupit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Liturgjinë do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi. Pas përfundimit të shërbesisë, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbese për shpirtin e të ndjerit.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë figura të larta shtetërore, përfshirë Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Kryetarin e PASOK-ut, Nikos Androulakis. Sipas njoftimit të Sinodit të Shenjtë, trupi i Kryepeshkopit të ndjerë do të qëndrojë për nderime publike në Katedralen e Shenjtë të Athinës deri në orët e mëngjesit të së hënës, më 29 janar, kur do të dërgohet në Shqipëri për homazhe.

Në Shqipëri, pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet më 28 janar, në orën 16:00, para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. Homazhet do të zhvillohen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe më pas, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të mbahet më 30 janar, në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Gjithashtu, përkohësisht, është zgjedhur Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal. Zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas do të bëhet në një fazë të dytë.

Kryepeshkopi Anastas ndërroi jetë më 25 janar 2025 në spitalin “Ungjëllizimi” në Athinë në moshën 95-vjeçare, pasi ishte shtruar prej 3 janari dhe vdiq pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy