“Pak ditë më parë ministri i brendshem Ervin Hoxha sëbashku me kryeministrin Edi Rama, prezantuan raportin mbi perceptimin e publikut ne lidhje me punen e policise. Por ne kete dalje publike nuk u permenden disa nga elementet qe qytetarët mendojne negativisht per policine. Mcn ka siguruar raportin e kompanise Idra, ku nder te tjere evidenton se 50% e te anketuareve mendojne se vendimet e policise jane te ndikuara nga presioni politik”.

Në këtë raport të anketuarit përceptojnë në nivele të larta edhe korrupsionin e punonjësve të policisë. Duke e vlerësuar nga 0-100, ku 0 do të thotë “kurrë nuk merr ryshfet” dhe 100 “merr gjithmonë ryshfet”, qytetarët e kanë vlerësuar me 53 pikë nivelin e ryshfetit.

Ndërkohë sipas këtij raporti rezulton se gjysma e të anketuarve besojnë se policia i trajton individët e varfër më keq se të pasurit, ndërsa gjysma tjetër mendojnë se të dy grupet trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ky sondazh, i kryer nga kompania Idra dhe i financuar nga qeveria suedeze ka kushtuar 24.600 euro.

Për raportin “Kënaqësia e publikut me punën e policisë” të kryer nga kompania Idra, u realizuan 1900 intervista, 250 në Tiranë dhe nga 150 për secilin nga qarqet e tjera, në periudhën 6 tetor deri më 5 nëntor 2024.