Dështon lëshimi i raketës ruse “Soyuz”, astronautët kthehen në tokë (VIDEO)

Dështon lëshimi i raketës ruse “Soyuz”, astronautët kthehen në tokë (VIDEO)

Një kapsulë që mbante dy anëtarët e ekuipazhit të raketës ruse “Soyuz”, e cila ka shfaqur probleme gjatë procesit të ngritjes, është ulur pa probleme në Kazakistan. Kozmonauti rus, Alexey Ovchinin, dhe astronauti amerikan, Nick Hague, janë "në gjendje të mirë", raportoi NASA-s dhe mediat ruse pas problemit që shfaqi raketa e tyre me përforcuesin, ndërkohë që ishte nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Ekuipazhit iu desh  të kthehej sipas mënyrës së “zbritjes balistike", ka bërë me dije NASA, e cila shpjegoi se ky është "një kënd më i mprehtë i uljes, krahasuar me atë që është normal".

“Soyuz” është një nga modelet e raketave më të vjetra, por gjithashtu një nga më të sigurtat. Mosfunksionimi duket se ka ndodhur në atë që njihet si "skenë", ku teksa ngjitet, kapsula kalon në procesin e zbrazjes së segmenteve bosh të karburantit. Astronautët në bord duket se kanë qenë të vetëdijshëm që diçka nuk shkonte mirë, sepse ata raportuan se ndiheshin të çorientuar, ndërkohë që duhej të kishin ndier thjesht shtytjen e fillimit të udhëtimit. Sistemet e shpëtimit janë testuar dhe janë në gatishmëri për skenare të kësaj natyre.

Megjithatë, do të kishte qenë një udhëtim i pakëndshëm në Tokë dhe ekuipazhi do të kishte përjetuar ngadalësim shumë të theksuar gjatë kthimit. Ka shumë diskutime për gjendjen aktuale të industrisë ruse dhe aftësinë e saj për të ruajtur standardet e vjetra. Cilido qoftë rezultati i hetimit, kjo ngjarje duket se vetëm do t’i rrisë ato shqetësime dhe do të theksojë nevojën e SHBA-ve për të sjellë sisteme raketash të reja. Këto automjete, të prodhuara nga kompanitë Boeing dhe SpaceX, do të debutojnë vitin e ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy