
Greqia është gati për të nënshkruar një marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Kështu u shpreh të shtunën kryeministri grek, Aleksis Cipras, i cili ka bërë me dije se dialogu me palën shqiptare për çështjet mes dy vendeve duket se ka qenë produktiv dhe dy vendet janë të gatshme për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe.
Mes të tjerave ai tha se “Për fqinjin Shqipërinë informova liderët politikë se është hapur rruga për zgjidhjen e divergjencave dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri, e cila do të zgjidhë divergjencat mes dy vendeve dhe hap rrugën për kapitujt integrues të fqinjit tonë në Bashkimin Europian.
Lidhur me këtë duket se kemi dakordësi të cilën edhe e përshëndes”, tha Tsipras. Më tej, në lidhje me Maqedoninë, Cipras theksoi nevojën e zgjidhjes së ngërçit të emrit, çka sipas tij do të çlirojë energji pozitive në gjithë rajonin e Ballkanit.



