Kush janë tradhtarët më të mëdhenj në Europë?

Kush janë tradhtarët më të mëdhenj në Europë?

Italia është vendi i shenjtorëve, lundërtarëve që eksploruan botën, por edhe i mëkatarëve. Sipas nëj sondazhi të zhvilluar së fundmi nga një faqe e takimeve jashtëmartesore, italianët janë të parët në Europë për tradhti.

Pas tyre vijnë spanjollët dhe francezët. Pavarësisht gjinisë, më shumë se gjysma e italianëve pranon se ka pasur të paktën një herë një marrëdhënie jashtëmartesore. Parë në planin e brendshëm, qytetet me numrin më të madh të tradhtarëve janë Roma, Milano, Napoli, Genova dhe Palermo.

Profili i një tradhtari ka disa karakteristika: në aspektin socioekonomik, ai qëndron në nivelin mesatar-i lartë. 15% e tradhtarëve janë profesionistë të lirë, 12% sipërmarrës dhe 9% drejtues.

Pjesa më e madhe e tyre i organizojnë takimet në mëngjes (47%) ose gjatë pushimit të drekës (30%).

Arsyet që çojnë në tradhti janë ato të njohura prej kohësh: dëshirë për të dalë nga rutina (38%), mungesa e vëmendjes nga partneri (33%), pakënaqësia nga jeta seksuale (29%).  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy